I mori ryshfet familjares së pacientes me Covid, Apeli lë në burg Tiren

schedule10:48 - 27 Janar, 2021

schedule 10:48 - 27 Janar, 2021

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin, arrest me burg për sanitaren Tire Alldervishi e cila u hoq si infermiere dhe i mori 8 milione lekë të vjetra familjares së një pacienteje të infektur me Covid.

Ndërkohë pak ditë më parë ajo kishte apeluar vendimin, por duket se gjykata ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm arrest me burg.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në seancën gjyqësore Tirja nuk ka folur, ndërsa avokatët e saj kanë theksuar se ajo pavarësisht se e ka kaluar Covid mund të jetë rrezim për të burgosurat e tjera.

Sanitarja e cila prezantoj si infermiere mashtroi familjaren e një paciente duke i marrë lekët në këmbim të shërbimit që do ti bënte të sëmurës.

Fatkeqësisht e sëmura gjatë komunikimeve me vajzën e saj i konfirmoi se për atë nuk po kujdesej njeri dhe fatkeqësisht ajo nuk ja ka dalë që të fitojë betejën me Covid.

Pas denoncimit në një emision televiziv, vajza e viktimës zbuloi se Tirja nuk ishte infermiere por sanitare në spitalin Covid 2. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!