Hyri për të vjedhur, vritet 38-vjeçari shqiptar në Itali. Policia e identifikon pas tre ditësh

schedule12:17 - 29 Tetor, 2021

schedule 12:17 - 29 Tetor, 2021

Një 38 vjeçar shqiptar është vrarë në Frosinone të Italisë pasi sipas autoriteteve vendase ishte duke hyrë në një shtëpi për të vjedhur. Mediat italiane e identifikojnë atë si Arbër Xheleshi, ndërsa vrasja ndodhi në Santopadre.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë, ku Xheleshi, baba i një fëmijë, hyri në një banesë për të vjedhur por u qëllua me “shotgun” nga pronari i një biznesi duke mbetur fillimisht i plagosur, raporton abcnews.al.

Ai u dërgua në spital menjëherë, por ka ndërruar jetë aty duke mos mundur t’u shpëtojë plagëve të marra. Shqiptari mbeti i paidentifikuar për tre ditë, por pas marrjes së shenjave të gishtave dhe krahasimit të tyre me të dhënat në system rezultoi se bëhej fjalë pikërisht për 38-vjeçarin shqiptar. Sipas autoriteteve, ai ishte i pastrehë dhe jetonte në zonën përreth vendit ku u qëllua për vdekje.

Vrasja

Sipas mediave italiane ai kishte hyrë në vilën e Sandro Fiorellit në Santopadre të Frosinones bashkë me disa të tjerë. Ata janë kuptuar nga pronari i shtëpise, i cili ka marrë armën që e kishte me leje duke dalë jashtë.

Në këtë moment, shoqëruesit e Xheleshit janë larguar sipas policisë, kurse 38-vjeçari ka shkuar në drejtim të italianit duke u drejtuar një pistoletë.

Fiorelli ka qëlluar me “shotgun” në drejtim të tij duke e lënë të plagosur. Plagët ishin të mëdha, ç’ka i shkaktuan edhe vdekjen në spital.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!