Hyn për t’u larë në det, ndërron jetë pushuesi në plazhin e Borshit

schedule15:19 - 10 Gusht, 2020

schedule 15:19 - 10 Gusht, 2020

Një person ka pësuar infarkt, sapo ka rënë në kontakt me ujin e detit në plazhin e Borshit.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se ai ka pësuar infarkt sapo është futur në ujë, ndërsa trupi i tij i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës nga ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Ndërkohë, policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për të bërë të mundur identifikimin e personit.

Njoftimi i policisë:

Në plazhin e Borshit, shtetasi E. L., 85 vjeç, banues në fshatin Borsh, duke u larë në det dyshohet se ka pësuar infarkt kardiak dhe si pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!