Grida Duma dorëhiqet nga detyra e nënkryetares së PD-së

schedule13:53 - 9 Mars, 2022

schedule 13:53 - 9 Mars, 2022

Grida Duma ka dhënë dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike. Vendimin, Duma e ka njoftuar përmes një postimi në faqen e saj në Facebook.

Demokratja thekson se PD është në ditët më të vështira dhe traumat nuk po rikuperohen pasi Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

Duma shton më tej se megjithëse, personalisht nuk ka asnjë përgjegjësi në vendimarrje, ka vendsur të dorëhiqet nga posti që mbante prej disa muajsh. Ajo e mbyll duke thënë se “Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë”.

Deklarata e plotë:

Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike  të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi  shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të salrifikuar një dekadë.

dhe nuk ka asnje akt që të tregon ndërgjegjësimin për përgjegjësinë e tij, kërkon

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që  jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.

Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!