Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të akuzuar për gjobëvënie dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në disa zona në kryeqytet, raporton gazetarja e ABC, Xhensila Kodra.
Nga operacioni te zona e Liqenit të Thatë janë shoqëruar 5 persona, ndërsa hetimet vijojnë.
Grupin e goditur policia e cilëson si të rrezikshëm, por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me emrat e personave të shoqëruar dhe cfarë është sekuestruar./ Abcnews.al