Godet policia në Tiranë, 5 të arrestuar me armë, heroinë dhe miliona lekë

schedule10:50 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 10:50 - 7 Dhjetor, 2021

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Kompleks”, të cilët u kapën me një armë zjarri pistoletë, një sasi heroine e ndarë në doza, 2.600.000 lekë të rinj, 2 mijë euro, peshore elektronike, 10 aparate celularë dhe një makinë.

Të arrestuarit janë; Shkëlqim Palushi 24 vjeç, Xhekson Kolezi 23 vjeç, Geraldo Zyberi 23 vjeç, Armandi Diçe 30 vjeç dhe Emiljan Dyrmishi 26 vjeç.  Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin furnizonin me heroinë dhe kanabis disa zona të Tiranës.

Po sipas policisë, shuma e sekuestruar prej 2.600.000 lekë të rinj dhe 2000 euro është përfituar nga ky aktivitet kriminal. Heroina e sekuestruar ishe e ndarë në doza gati për shitje. Makina e sekuestruar përdorej nga të arrestuarit për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Policia deklaron se operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë, si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al