Gjykata Speciale jep masën e sigurisë për drejtorin e Burgut nr.313

schedule16:14 - 6 Prill, 2020

schedule 16:14 - 6 Prill, 2020

Gjykata e Posaçme liroi nga qelia drejtorin e burgut 313 në Tiranë, Eduart Strugën, i arrestuar pak ditë më parë me akuzën e korrupsionit. Ndërsa varstësi i tij, Florin Ahmetaj, shefi i Logjistikës, si dhe Ervin Kurtulla, përfaqësuesi i subjektit tregtar brenda burgut do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, drejtori dhe varësi i tij kanë i kanë marrë Kurtullës rreth 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për t’i dhënë leje që të fuste në ambientet e burgut një dyqan. Por, në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura, për shkak edhe të masave të marra në këtë pandemie, ABC News mëson se drejtori i burgut 313 i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke i cilësuar ato si të pabazuara në prova.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije për ABC News, se personi që ka kryer edhe denoncimin pranë SPAK ishte Ilirjan Paco. Ky person, ka pasur më herët të drejtën e futjes në ambientet e burgut të makinetës së kafesë, por më pas licensa i është hequr atij dhe i është caktuar Ervin Kurtullës.

Zyrtarisht, SPAK njoftoi se në momentin e arrestimit shefit të logjistikës i janë sekuestruar 100 mijë lekë, para këto për të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!