Gjykata italiane dënon me 15 vite burg Moisi Habialjn

schedule22:12 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 22:12 - 17 Dhjetor, 2020

Gjykata e Apelit në Katania ka dënuar me 15 vite burg Moisi Habilajn duke lenë në fuqi vendimin e shkallës së parë.  Që prej fundit të majit, ai ishte në arrest shtëpie pas qëndrimit në burg për gati dy vite.

Moisi Habilaj u dënua qershorin e kaluar  me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Në seancën e kësaj të enjtje, gjyqtarët italianë të Apelit, kanë vendosur të mos bëjnë asnjë ulje dënimi për trafikantin shqiptar.

Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti. I pari me 8 vite burg, ndërsa i dyti, i cilësuar edhe si financieri i grupit Habilaj, është dënuar me 6 vite heqje lirie.

Sikurse raportojnë mediat lokale, në procesin e shkallës së parë Habilaj kishte vendosur të fliste përpara gjykatës duke pranuar disa akuza, por duke mohuar çdo përfshirje të mundshme në trafikun e drogës, të kushëririt të tij, ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri./mv.abcnews.al