GJKKO ka vendosur masën e sigurisë 6 muaj burg për ish gjyqtarin e KPA-së Luan Daci i akuzuar për falsifikim dokumentesh.
Vendimi është shpallur nga gjyqtari Sandër Simoni, ndërkohë prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë një vit burg për ish anëtarin e KPA-së.
Gjyqtari Simoni pasi dëgjoi pretendimet e palëve vendosi dënimin e Luan Dacit me 6 muaj burg i cili do të konvertohet në shërbim prove për 12 muaj, periudhë gjatë së cilës ish gjyqtari nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.
Ndërkohë avokati i ish gjyqtarit, Jordan Daci përmes një deklaratë e për mediat është shprehur se vendimi i gjykatës nuk është i drejtë.
“Vendimi është i gabuar ishte kontradiktor, pasi në vendim u thanë faktet të ndryshme të përfshirë në protokollin e avokatit të popullit. Praktikisht nuk jemi para një dokumenti jemi para një precedenti të rrezikshëm për falsifikimin e dokumenteve në Shqipëri. Ligji është i qartë dhe nëse deklarimi është bërë deklarim i rremë nuk është vepër penale për të cilën ai u shfaq fajtor. Ndërkohë procesverbaleve u mungon audio që ne e kemi kërkuar një gjë të tillë. Unë nuk mendoj se janë shprehur procesverbalet, por nuk janë të plota. Ne i qëndrojmë mendimit se nuk ka përgjegjësi penale dhe për këtë presim që ta bindim dhe Apelin për këtë fakt”, është shprehur avokati Daci.
Ndërkohë Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 20 maj të këtij viti ka pezulluar nga detyra ish gjyqtarin dhe çështja është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion, por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas.
“Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna” në vitin 1997 , deklaroi SPAK.
Paralelisht me procedimin, SPAK mori në gjykatë masën e pezullimit nga detyra të Luan Dacit.
Kallëzimi ndaj Luan Dacit ka ardhur edhe nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Gjithë historia e Dacit filloi nga viti 2017, kur teksa kandidonte për anëtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit./abcnews.al