Një person është gjetur i pajetë në një banesë në Pogradec mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave paraprake abcnews.al mëson se viktima është pushues rreth 60 vjeç.
Bëhet me dije se ai është gjetur në banesën që kishte marrë me qira për pushime.
Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune. Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë. /abcnews.al