Peshkatarët gjejnë një person të mbytur në breg të detit në Vlorë

schedule09:02 - 13 Tetor, 2021

schedule 09:02 - 13 Tetor, 2021

Një person, që paraprakisht dyshohet se është grua është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në zonën e molit të petroliferës në Vlorë. Rasti është evidentuar nga peshkatarë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë.

Trupi i pajetë, i dekompozuar ende nuk dihet kujt i përket dhe sa kohë ka që është mbytur, dyshohet se është rreth 50-vjeç.

Mjekësia ligjore ka nisur procedurat në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë./ Abcnews.al