Pas skeletit të gjetur në Vlorë, një tjetër trup i pajetë është gjetur pasditen e së enjtes në qytetin e Fierit.
Burime për Abc bëjnë me dije se kufoma është gjetur në lagjen e Backallarëve në Fier. Trupi është gjetur në një godinë të braktisur në qytetin e Fierit.
Burimet bëjnë me dije se trupi është i dekompozuar. Gjithashtu bëhet me dije se trupi i përket një personi të seksit mashkull.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të cilat po hetojnë për ngjarjen.
/Abcnews.al/