Gjendet një granatë e vjetër pranë spitalit Ushtarak në Tiranë

schedule20:20 - 21 Shtator, 2020

schedule 20:20 - 21 Shtator, 2020

Një granatë e vjetër është gjetur në një shkurre në zonën e Laprakës në Tiranë. Granata është gjetur afër rrugës Dritan Hoxha, pranë Spitalit Ushtarak, ndërsa në zonën rreth e rrotull nuk ka banesa.

“Më datë 21.09.2020, rreth orës 18:05, në Laprakë, në një shkurre është gjetur një granatë dore e vjetër, e ç’aktivizuar.

Granata është marrë nga forcat xheniere pa asnjë problem“, njofton policia./mv. abcnews.al