Gjendet i vdekur një polak në Tiranë

schedule19:34 - 20 Qershor, 2022

schedule 19:34 - 20 Qershor, 2022

Një 73-vjeçar polak është gjetur i pajetë në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç.

Sipas uniformave blu, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!