Një 24-vjeçar është gjetur i pajetë në makinën e tij në Tiranë. Policia bën me dije se në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai mund të ketë ndërruar jetë nga ataku kardiak.
“Më datë 11.11.2021, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, në mjetin e tij, shtetasi J. C, 24 vjeç. Nga veprimet e kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, i riu duket brenda makinës së tij tip “Suzuki Grand Vitara” e cila ka ndaluar në mes të rrugës, ndërkohë që në zona ka trafik të dendur automjetesh që presin për të kaluar pa e ditur se çfarë ka ndodhur. m.v/Abcnews.al