Gjendet i mbytur një person në Portin e Durrësit, dyshohet se është shtetas i huaj

schedule14:01 - 30 Maj, 2021

schedule 14:01 - 30 Maj, 2021

Një person është gjetur paraditen e sotme i mbytur, në Portin e Durrësit në afërsi të barkave të peshkimit.

Trupi është nxjerrë në breg nga Policia Kufitare së bashku me rojet bregdetare. Dyshohet se personi i mbytur është shtetas i huaj, ndërsa ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij.

Sipas informacioneve nga policia, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sakaq grupi hetimor po punon për identifikimin e  personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2021, në Portin e Durrësit, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e  personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al/