Gjenden pa jetë në banesë nënë e bijë në Tiranë

schedule20:24 - 2 Korrik, 2020

schedule 20:24 - 2 Korrik, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Nënë e bijë janë gjetur pa jetë në banesën e tyre.

Gazetarja Xhensila Kodra bën të ditur për abcnews.al se ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë shkollës “Myslim Keta”. Nga të dhënat paraprake dyshohet që nënë e bijë mund të jenë vetëflijuar. Ndërkohë shkaqet që i kanë çuar të marrin këtë vendim janë ende mister.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!