Drogë në pjesë intime për të burgosurit, arrestohet gardiani i burgut të Drenovës

schedule15:50 - 23 Prill, 2020

schedule 15:50 - 23 Prill, 2020

Një gardian burgu në Burgun e Drenovës është arrestuar pasi tentoi të fusë drogë në qelitë e të burgosurve.

Gjatë kontrollit, policit Hakil Zere iu gjet e fshehur ne këpucë, brenda corapeve 2 qese me kanabis dhe në pjesën intime të trupit 2 qese te tjera, njëra prej të cilave me heroinë.

Mësohet se policit të burgjeve Hakil Zere i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike gjatë kontrollit të banesës nga ana e policisë së shtetit

Sipas burimeve nga prokuroria polici është arrestuar me dy ditë më parë dhe ndaj tij rëndojnë  akuzat e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, te parashikuar nga neni 283/1 dhe 324/a/2 i Kodit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!