Fshihej prej 6 vitesh në Tiranë, arrestohet fieraku i dënuar për krimin e rëndë

schedule10:41 - 19 Maj, 2020

schedule 10:41 - 19 Maj, 2020

Policia e Tiranës ka arrestuar Anxhelino Ccervanakun, i dënuar në mungesë me më shumë se pesë vite burg me akuzën vrasje të mbetur në tentativë.

Blutë bëjnë me dije se 27 vjeçari ishte shpallur në kërkim që në vitin 2014 nga policia e Fierit dhe u arrestua sëfundmi në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Anxhelino Çervanaku, 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi në korrik të vitit 2014, ka plagosur me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin B. M”, bën me dije policia.

Lexo edhe: Plagosje, atentat dhe pistoletën në kokë djalit të bosit të naftës: Kush është fieraku i arrestuar sot në Tiranë

Pas një sherri, Anxhelino Ccervanaku ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të B.M në fshatin Frakull të Fierit, por fatmirësisht objektivi shpëtoi.

“Nga Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Policisë së Qarkut Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Anxhelino Çervanaku, 22 vjeç,banues në fshatin Frakull e Madhe, Fier. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ ndaj këtij shtetasi për veprat penale ‘Vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë”, thuhej në njoftimin e policisë në atë kohë.

Njoftimi i policisë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një person i shpallur në kërkim, i dënuar për veprat penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Anxhelino Çervanaku, 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi në korrik të vitit 2014, ka plagosur me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin B. M.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!