FSHF ki kujdes, Edoardo Reja “piketohet” nga klubi italian

schedule12:33 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 12:33 - 5 Dhjetor, 2019

Edoardo Reja mund të gjendet përballë një ofertë tunduese. Në Itali “Il Mattino” raporton se Napoli mund të vendosë të largojë trajnerin Carlo Ancelotti, nëse skuadra e tij nuk ia del të fitojë në shtunën në transfertë me Udinese.

“Axurrët” janë në kërkim të një trajneri dhe Gennaro Gattuso i ka refuzuar për ta drejtuar Napolin deri në fund të sezonit. Dëshira e Aurelio De Laurentiis është Simone Inzgahi, trajneri aktual i Lazio. Edhe në të shkuarën ai është diskutuar si opsion.

Gjithsesi duhet një trajner që ta drejtojë Napolin deri në fund të sezonit. Cesare Prandelli është një opsion , pasi trajneri italian nuk është në krye të një ekipi momentalisht. Por, Edoardo Reja shikohet si kandidatura më e mundshme, për shkak të raporteve që trajneri që mbylli kualifikueset e EURO 2020 me Shqipërinë, ka me drejtuesit e Napolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!