Ka filluar numërimi në qarkun e Vlorës. Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se ka filluar tashmë numërimi në KZAZ-në e vendosur në fshatin Kote, ku po numërohen votat për bashkinë e Selenicës.
Janë katër grupe që po bëjnë numërimin e kutive të votimit për Selenicën. Ndërkohë pritet të fillojë shumë shpejt numërimi edhe në bashkinë e Himarës.
Vlora ka në total 10 KZAZ me gati 318 mijë votues.
Sa i përket Vlorës, eksperti zgjedhor Agim Tutulani u shpreh se në këtë qark nuk pritet ndonjë ndryshim i madh sa i përket numrit të deputetëve duke anuar më shumë se PD mund të rritet maksimalisht deri në 4 mandate.
“Pikëpyetja e vetme këtu mbetet nëse LSI do të mundet që t’i marrë një mandat PS-së apo kjo e fundit do të ruajë mandatin e 8”, shprehet Tutulani. /abcnews.al