E qëlluan me thikë, humb jetën në spital 46-vjeçari në Fier

schedule18:25 - 18 Korrik, 2020

schedule 18:25 - 18 Korrik, 2020

Përparim Sehati, 46-vjeçari që u plagos me thikë në Fier ka ndërruar jetë në spital, mëson Abcnews.al  Sehati nga fshati Kasnicë i Patosit ndërroi jete si pasojë e plagëve të marra me thikë nga fqinji i tij 31-vjeçar, Alionid Saliu.

Ky i fundit u kap dhe arrestua nga policia disa orë pas ngjarjes që ndodhi mesditën e së shtunës në Kasnicë. Saliu tentoi të fshihej te disa të afërm në Mallakastër por u kap nga policia në afërsi të fshatit Drizar.

Lexo edhe: Plagosja e 46-vjeçarit në Fier, arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes

Shkak i ngjarjes mësohet të kenë qene konfliktet e vazhdueshme mes familjeve Saliu dhe Sehati.

Ende nuk janë bërë publike detajet e këtij konflikti qe çoi në vrasjen e 46-vjeçarit. Policia ka sekuestruar thikën me të cilën 31-vjeçari dyshohet të ketë  qëlluar fqinjin e tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!