Vendosi armën që ekzekutoi “Rrahmanin” në serbatorin e makinës, shoqërohet “Loku” i Peqinit

schedule21:06 - 29 Korrik, 2020

schedule 21:06 - 29 Korrik, 2020

Një tjetër person është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën “Rrahmani”.

Burime për gazetarin Aldo Kozarja bëjnë me dije se blutë kanë shoqëruar një person rreth 30-vjeç me mbiemër Çollaku që njihet ndryshe si “Loku” i Peqinit.

Ai është mik Seit Manahasës, pronarit të servisit ku u gjet arma pistoletë TT që u përdor për ekzekutimin e Ramazanit.

Mësohet se shoqërimi i tij ka ardhur pas këqyrjes së pamjeve filmike pranë servisit, ku ai shihet që vendos armën poshtë serbatorit të makinës.

Miku i tij Seit Manahasa vijon të jetë pas hekurave bashkë me babanë e tij Albert Manahasa. Emiljano Ramazani u ekzekutua nga një person me kapuç pasditen e 20 korrikut pasi kishte dalë nga palestra.

Në videon e siguruar nga ABC News, personi i maskuar del nga një makinë dhe afrohet në drejtim të Ramazanit duke ekzekutuar atë për 30 sekonda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!