PS dëbon Dritan Lelin: S’ka vend mes nesh, refuzoi kërkesën e Ramës. Zbardhet mesazhi i kryeministrit

schedule11:00 - 11 Mars, 2021

schedule 11:00 - 11 Mars, 2021

Dritan Leli është përjashtuar nga Partia Socialiste pasi refuzoi të hiqte dorë nga detyra e kryebashkiakut për të kandiduar për deputet.

Leli u largua nga partia pas një mesazhi që Damian Gjiknuri lexoi në Asamblenë e PS në Vlorë.

Siç bën me dije gazetarja Esiona Konomi për Abcnews.al, në mesazh thuhej se “Dritan Leli nuk ka më vend mes socialistëve”.

Lexo edhe: Zyrtare, lista me 160 kandidatët e PS-së, kush ikën dhe kush vjen

PS e ka konsideruar Lelin të “huaj” duke mos pranuar që ai të dalë në fushatë me kandidatët për deputetë.

Një tjetër shkak se përse Leli u përzu kështu nga partia duket të lidhet me faktin se ai u propozua për kryebashkiak nga Koço Kokëdhima edhe ai i leçituar nga partia disa vite më parë përmes një procedure të ngjashme.

Lexo edhe: Mallkimi i “kolltukut” të Vlorës, Dritan Leli e pësoi si Shpëtim Gjika. Kërcënimi dhe mesazhi i Ramës

Siç mëson abcnews.al, më herët, Rama i kishte kërkuar Lelit që të dorëhiqej nga bashkia për të kandiduar në listën e PS-së për Vlorën, por kryebashkiaku ka refuzuar kërkesën e shefit të tij pasi nuk besonte se do të mund ta merrte mandatin me renditjen që do t’i bënte kryeministri. I refuzuar nga vartësi i tij, Rama ka vendosur tashmë që PS të mos ketë asnjë lidhje me Lelin, personazh i cili nuk i ka pëlqyer asnjëherë edhe të besuarit të Ramës në këtë qark, Damian Gjiknurit.

Leli pëson kështu fatin e Shpëtim Gjikës, i cili po ashtu nuk “dëgjoi” Ramën dhe u largua nga partia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!