Vjollca Braho drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor ka rezultuar e prekur me koronavirus. Ajo është shtruar ditën e sotme në spitalin e Sanatoriumit.
Abcnews.al mëson se Brahos i kanë nisur simptomat para 10 ditësh.
Ajo është ndër pacientet e para që transferohet nga spitali Infektiv në atë Covid-2 pas rihapjes së këtij të fundit për shkak të rritjes së infeksioneve me koronavirus përgjatë ditëve të fundit.
Braho ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren, por edhe e ftuar në disa studio televizive për të folur për rolin e institucionit që ajo drejton në frenimin e pandemisë.
Ndërkohë ISHSH vazhdon punën në terren për mbikëqyrjen e masave të sigurisë në ambiente publike, ku nga sot do të vëzhgohet edhe mbajtja e maskës në çdo ambient të mbyllur./abcnews.al