E fundit: Dëmtohet Strakosha, “lum” kontrollesh mjekësore

schedule10:09 - 22 Tetor, 2019

schedule 10:09 - 22 Tetor, 2019

Thomas Strakosha shqetëson Lazion. Portieri i kombëtares shqiptare ka pasur një problem pas ndeshjes me Atalantën. “Gardiani” ditën e djeshme ka kryer disa kontrolle mjekësore në klinikën “Paideia”. Sot pritet që të ketë të tjera kontrolle.

Strakosha ka një inflamacion në bërryl dhe do të shikohet gjendja e tij për të vendosur më pas nëse mund të luajë në ndeshjen e së enjtes, kundër Celtic në Europa League. Sikurse raportojnë mediat përtej Adriatikut, për aktivizimin e portierit do të vendoset në momentet e fundit.

Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe mund të lihet pushim, që të mos rrezikohet me të. 24-vjeçari i ka luajtur të gjitha ndeshjet deri më tani, si në kampionat, ashtu edhe në Europë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!