Dëmtohet në momentin më të mirë, Bayern konfirmon mungesën e sulmuesit

schedule17:06 - 26 Shkurt, 2020

schedule 17:06 - 26 Shkurt, 2020

E fundit nga Gjermania: Bayern Munchen ka konfirmuar mungesën për 4 javë të Robert Lewandowskit. Sulmuesi pësoi një dëmtim në gju në takimin kundër Chelseat dhe pas analizave të kryera nga stafi mjekësor bavarez, është përcaktuar një periudhë 1 mujore rikuperimi.

Lewandowski dëmtohet kështu në momentin e tij më të mirë në karrierë, pasi po shënonte jave pas jave. Bomberi polak është golashënuesi më i mirë në Bundesliga dhe në Champions League, ku shënoi golin e 11-të në takimin kundër Chelsea.

Alternativat në qendër të sulmit për Bayernin, mungojnë, por me shumë gjasa, Muller duhet të përshtatet, nëse Flick nuk preferon t’iu besojë të rinjve Zirkzee apo Arp./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!