Covid rikthehet te bluzat e bardha në Berat, infektohet mjekja alergologe

schedule13:33 - 13 Gusht, 2020

schedule 13:33 - 13 Gusht, 2020

Një mjeke në spitalin e Beratit është konfirmuar me koronaviurs. Burime për Abc News bëjnë me dije se e infektuar është mjekja në repartin e Alergologjisë, e cila prej disa ditësh kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit që ka rezultuar “pozitivë”.

Mësohet se mjekja është karantinuar në banesë dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se,janë kryer tamponët e familjarëve të mjekes dhe personelit të Repartit,ndërkohë që po hetohen edhe rastet e kontakteve të tjera të saj.

Mjekja alergologe ishte mes dy rasteve “pozitive” të deklaruara zyrtarisht dje pasdite nga Ministria e Shëndetësisë,ndërkohë që-sipas kolegëve të saj-ajo kishte 5-ditë e sëmurë dhe me shenja dalluese të infektimit nga Coronavirusi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!