Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur këtë mesditë në Milot, ku raportohet për një të plagosur. Abcnews.al mëson se i plagosur ka mbetur një person rreth 45-vjeçar i identifikuar si Ylli Ibrahimi.
Nga të dhënat e para bëhet me dije se dy persona me motor dyshohet se kanë qëlluar mbi 45-vjeçarin, i cili ka marrë plagë dhe është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë.
Ibrahimi është qëlluar sapo ka dalë nga lokali në qendër të Milotit. Drejt tij është qëlluar me breshëri, pasi dyshohet se në vendngjarje janë gjetur 30 gëzhoja plumbash.
Lidhur me ngjarjen, policia ka dhënë informacionin zyrtar. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
g.v/abcnews.al