Partizani e konfirmon, Deian Boldor e Besnik Ferati mposhtin koronavirusin

schedule14:37 - 19 Korrik, 2020

schedule 14:37 - 19 Korrik, 2020

Lajmi i mirë për Partizanin, Dy lojtarët e parë që dolën pozitiv me COVID-19, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë dalë negativë në testet e bëra së fundmi. Klubi i Partizanit e ka konfirmuar diçka të tillë me një postim të bërë në faqen zyrtare në “Facebook”.

“FK Partizani njofton se dy lojtarët e skuadrës, të cilët rezultuan të parët pozitiv me CODIV-19, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë dalë negativ.  Të dy pjesëtarët e ekipit në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ditën e premte i janë nënshtruar testit të dytë dhe nga përgjigjet e ardhura kanë rezultuar negativ”, njofton klubi i kuq.

Të dy këta futbollistë kishin dalë pozitiv me COVID-19, pas testit të parë të bërë më 8 korrik. Testin e kishte bërë edhe Amir Bilali, i cili kishte dalë negativ. Nisur nga kjo, te Partizani u bënë rreth 50 teste dhe kishte edhe të infektuar të tjerë.

Esat Mala, Kristi Kote dhe Erald Çinari dolën pozitivë pas testit për koronavirusin. Ata presin që të bëjnë testin e dytë, për të parë nëse vijojnë të jenë të infektuar. Gjatë kësaj periudhe kanë qëndruar të izoluar, duke respektuar protokollin e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!