Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Ksamilit.
Mësohet se një 69-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi në plazh.
Sakaq, bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasen Kristina Cauli, nga Berati, e cila është transportuar drejt Spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë, ku më pas ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al