Betejat finale për Kosovën, ja të përzgjedhurit e Challandes

schedule14:15 - 8 Nëntor, 2019

schedule 14:15 - 8 Nëntor, 2019

Kosova luan dy finale me Çekinë dhe Anglinë, ndërkohë që sot FFK ka zbuluar listën e lojtarëve që do të jenë nën urdhrat e trajnerin Bernard Challandes në këto dy përballje. Sikurse edhe pritej, vijojnë të mungojnë Arbër Zeneli dhe Hekuran Kryeziu, të cilët janë të dëmtuar. Së fundmi probleme ka pasur edhe Bernard Berisha, i cili i ka humbur këto dy ndeshje.

NJOFTIMI I FFK – “Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 14 nëntor në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Si zakonisht futbollistët e Kombëtares do të akomodohen në hotel “Emerald”, ndërsa stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, përzgjedhësi Challandes, do të paraqitet në konferencë për media në hotel “Emerald”. /abcnews.al

Lista e Kosovës për ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë