Presidenti në detyrë i SHBA ka njoftuar se avokati i tij personal Rudy Giuliani ka rezultuar pozitiv me Covid-19. “Bëhu mirë më shpejt Rudy, ne do të vazhdojmë!”, shkruan ai.
“Rudy Giuliani, deri tani kryebashkiaku më i madh në historinë e New York, i cili ka punuar pa u lodhur duke ekspozuar zgjedhjet më të korruptuara (deri tani!) në historinë e SHBA-ve, ka rezultuar pozitiv me virusin e Kinës. Shpresoj të shëroheni sa më shpejtë Rudy, ne do të vijojmë rrugën tonë më tej!” – shkruan Trump në Twitter.
Giuliani ka udhëhequr sfidat ligjore të fushatës Trump për rezultatet e zgjedhjeve 2020, dhe është personi i fundit në rrethin e ngushtë të presidentit që është infektuar.
Presidenti dhe ekipi i tij janë kritikuar për shmangien e udhëzimeve të sigurisë. Trump kaloi COVID-19 në muajin Tetor.
Gati 14.6 milion njerëz janë infektuar me Covid-19 në SHBA, sipas Universitetit Johns Hopkins, dhe 281,234 njerëz kanë vdekur, shifrat më të larta se në çdo vend tjetër në botë./mv.abcnews.al