Arrestohet pas 5 muajsh vrasësi i Fridman Xhaferrajt

schedule10:52 - 17 Nëntor, 2021

schedule 10:52 - 17 Nëntor, 2021

Është arrestuar pas pesë muajsh një nga autorët e vrasjes së 25-vjeçarit, Fridman Xhaferraj. Policia bën me dije se është mundur të prangoset Kristi Bixheku, 26 vjeç, banues në Lushnjë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qershor të këtij viti. 25-vjeçari u dhunua dhe më pas u hodh në rezervuar Gjançit në Korçë nga autorët. Në kërkim vijon të jetë bashkëpunëtoi tjetër Lulzim Spahija.

Lexo edhe: E vranë dhe e hodhën në rezervuar, 25-vjeçari kishte qëndruar për disa ditë në hotel me autorët

Siç është mësuar nga hetimi viktima dhe autorët njiheshin me njëri-tjetrin. Xhaferraj, nga fshati Plug i Lushnjes ishte arrestuar dhe dënuar në shkurt për djegien e qëllimshme të tre automjeteve dhe të një pjese magazine.

Njoftimi i plotë:

Vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit F. Xh., ngjarje e ndodhur 5 muaj më parë në rezervuarin e Gjançit.

Operacioni i finalizuar nga DVP Korçë dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me DVP Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 13.06.2021, ku në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, u gjet i pajetë shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe koordinimit të veprimeve nga ana e Forcave të Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur ndalimi i shtetasit në kërkim Kristi Bixheku, 26 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 18.06.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur, ku ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin tjetër L. S., (i shpallur në kërkim) kanë goditur me sende të forta në kokë 25-vjeçarin F. Xh., duke i shkaktuar vdekjen.

Nga ana e policisë po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit L. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al

 

https://youtu.be/icWjHE7YdgM