EMRI/ Arrestohet ish-drejtori i bankës, i vodhi klientit 30 000 dollar

schedule11:12 - 13 Maj, 2020

schedule 11:12 - 13 Maj, 2020

Krimi Ekonomik ka vënë në pranga drejtorin e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Mësohet se është arrestuar Florant Nako, 35 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë 35-vjeçari duke shfrytëzuar postin e tij ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.

35 vjeçari e ka kryer vjedhjen katër muaj më parë dhe më pas është larguar nga detyra duke shkuar në SHBA. Që kur është konstatuar vjedhja ai është mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e policisë deri në arrestimin sëfundmi.

Dyshohet se ai ka ndërhyrë edhe në llogari të tjera, megjithatë policia është duke kryer procedurat e nevojshme për verifikimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të ish-drejtorit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankieri”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndalohet një 35-vjeçar, pasi duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti.

Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” .

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!