Policia ka arrestuar në orët e para të ditës së sotme botuesin Henci Çili.
Blutë e Tiranës kanë zbatuar një urdhër të Prokurorisë së Përmetit duke shoqëruar fillimisht Çilin dhe avokatin e tij Ilir Korbi në Drejtorinë e Policisë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme janë kryer kërkime tek shtëpia dhe bizneset e tij.
Gazetarja Glidonas Daci raporton për abcnews.al se nga ky operacion janë 40 persona të shoqëruar.
Siç raporton gazetari Orges Sako, dyshohet se ndalimi i Çilit lidhet me ndikime të paligjshme në Sistemin e Drejtësisë.
Hetimi për veprën penale që akuzohet Çili ka filluar që në shtator 2019 dhe botuesi është kapur në përgjimet e prokurorisë.
Pritet që policia të dalë në një njoftim për mediat në orët në vijim. /abcnews.al