Një 32-vjeçar me iniciale L.O është arrestuar nga policia pasi është kapur duke rrahur kunatin e tij në lagjen “Pavarësia 3” Vlorë.
Ndërsa 31-vjeçari me iniciale S. L., u vu në pranga pasi u kap duke përgatitur një parcelë për mbjelljen e disa bimëve të dyshuara si canabis sativa.
“Policia ka arrestuar në flagrancë për “Dhunë në familje” shtetasin L. O., 32 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi është kapur në lagjen “Pavarësia 3” Vlorë duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij, për motive të dobëta.
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Kultivimin e bimëve narkotike” shtetasin S. L., 31 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, pasi u kap në kushtet e flagrancës në një parcelë, të cilën e kishte përgatitur për mbjelljen e disa bimëve të dyshuara si canabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./abcnews.al