Ka rezultuar fals alarmi për bombë dy avionët e Turkish Airlines që ndodhen aktualisht në aeroportin e Stambollit. Ata ishin bërë gati për fluturim kur aeroporti u njoftua nga një thirrje anonime se u ishte vendosur bomb`.
Mediat turke bëjnë me dije se bëhej fjalë për një avion që ka destinacion Shtutgartin dhe një tjetër që është nisur për në Mynih.
Pas alarmit, punonjësit e sigurisë i hoqën avionët nga vendi ku po bëheshin gati për nisjen duke i kaluar në një zonë tjetër të sigurt, ku po bëhen kërkime për bombë.
Për momentin nuk ka të dhëna mbi burimin e këtij kërcënimi. /abcnews.al