Lezhë – edhe sot janë përgjakur rrugët e vendit. Një aksident tragjik i mori jetën Paulin Gjokmarkajt në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë.
Makina me të cilën udhëtonte Paulin Gjomarkaj 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i makinës dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/