Një aksident ka ndodhur në rrugën e Linit në Pogradec.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj bën me dije për abcnews.al se nga aksidenti mbeti i lënduar një kalimtar, i cili ishte duke ecur në anë të rrugës, i cili ka marrë lëndime dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas aksidentit ai është dërguar në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor. /abcnews.al