Aksident në Ersekë, plagosen 4 persona

schedule21:03 - 25 Shtator, 2020

schedule 21:03 - 25 Shtator, 2020

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Ersekë. Gazetarja Ledjona Xheladinaj bën të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Burime nga policia thonë se D. L., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Subaru”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga në fshatin Barmash. Ndërkaq, të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se dy prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 25.09.2020, rreth orës 21:00, në afërsi të fshatit Barmash, shtetasi D. L., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Subaru”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë në mjet, konkretisht shtetasit G. B; P. H., dhe F. K., banues në Pogradec, të cilët u dërguan në Spital ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

g.v/abcnews.al