Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore në Qerret të Kavajës. Drejtuesi i automjetit S.Xh 40-vjeç ka aksidentuar këmbësorin L.V 65-vjeçar i cili nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Sakaq vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kavajë/Informacion paraprak
Në rrugën dytësore, në Qerret, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/