Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e së martës në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 në vendin e quajtur Gruemirë Çezme.
Një mjet tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një 61-vjeçar i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, 61-vjeçari nuk ka mundur që të mbijetojë. Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Vito”, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtjeshme.
Po hetohet për zbardhjen e ngjarjes. /abcnews.al/