Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë, në Vaqarr.
Mjeti me drejtues A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për shkak të plagëve të marra, ka humbur jetën.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë.
Sakaq grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:30, në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës, mjeti me drejtues A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/