Një person ka mbërritur pa shenja jete pasditen e sotme në spitalin e Klosit. Abcnews.al mëson se viktima është Ilir Turja, 50-vjeç.
50-vjeçari është gjendur i vdekur në rrethana të mistershme pranë minierave të Krastës.
Ndërkohë policia ka dhënë detaje për ngjarjen. Sipas uniformave blu dyshohet se 50-vjeçari ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes.
Ilir Turja, viktima
Njoftimi i policisë:
Mat/ informacion paraprak
Rreth orës 16-30, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit, shtetasi I. T., rreth 50 vjeç, banues në Bulqizë , i cili sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
g.v/abcnews.al