Vijojnë të jenë të qëndrueshme shifrat e të infektuarve me Covid në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nga 2684 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 238 qytetarë dhe kanë humbur jetën 7 pacientë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë, 19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 – 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Statistika (11 Prill 2021)
Raste të reja ditore 238
Të shëruar në 24 orë 517
Të shtruar në spitale 221
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2684
Testime totale 589,607
Raste pozitive 128,393
Raste të shëruara 97,723
Raste Aktive 28,353
Humbje jete 2,317
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19959
Fier 2483
Durrës 1195
Gjirokastër 1202
Shkodër 1015
Korçë 738
Vlorë 646
Kukës 323
Dibër 347
Elbasan 255
Berat 88
Lezhë 102./abcnews.al