Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka shkarkuar nga detyra Besim Shabanin, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e zv.drejtorit për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shtetërore dhe familjarëve të tyre.
Siç mëson abcnews.al, KJV është mjaftuar me faktin se Shabani nuk vërtetonte dot se 20 mijë dollarë për blerjen e një apartamenti 71.3 metra katrorë ia kishte dërguar vëllai.
Po ashtu, KJV mësoi se Shabani kishte përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat s’i ka treguar.
Në lidhje me shtepinë dhe interesat bankare, Shabani deklaroi në seancën dëgjimore se këtë fakt nuk e kishte fshehur, por se nuk kishte ditur se si të plotësontë formularin e deklarimit.
Megjithatë, KJV nuk e ka marrë parasysh deklaratën e tij duke vendosur sot në mëngjes që ta shkarkojë nga detyra. /abcnews.al