Van Dave Harmon pritet të rikthehet shumë shpejt në Shqipëri dhe të bashkohet me Laçin, pasi humbi pjesëmarrjen në kupat e Europës për shkak të dokumentacionit.
Sulmuesi së fundmi ka marrë një ftesë nga kombëtarja e Liberisë, për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Liberia do të përballet më 3 shtator me Nigerinë në transfertë, kurse më 6 shtator pret Republikën e Afrikës Qedrore.
Harmon do të jetë një alternativë për stafin teknik të Liberisë në këto dy duele. Sulmuesi vjet me Laçin u aktivizua në 32 ndeshje dhe shënoi 5 gola.
Më parë ka luajtur edhe me Drenicën e Feronikelin në Kosovë, ku kurbinasit e piketuan dhe e afruan në skuadrë verën e shkuar. / abcnews.al


