E fshehur mes bananeve, kapet 3 ton kokainë në Itali

schedule08:58 - 16 Maj, 2023

schedule 08:58 - 16 Maj, 2023

Një sasi e madhe droge e llojit kokainë është sekuestruar në portin e Gioia Tauro në Itali. Mediat  vendase shkruajnë se autoritetet në Reggio Calabria dhe zyrtarët e zyrës doganore gjetën dy ton e 734 kilogramë kokainë të pastër në dy kontejnerë që vinin nga Guayaquil, Ekuadori, me destinacion Armeninë, nëpërmjet portit të Batumi, Gjeorgji.

Droga ishte e vendosur në kontejnerë, në një ngarkesë frutash të përbërë nga 78 ton banane.

Operacioni që çoi në sekuestrimin e gati tre tonëve kokainë, me qëllim luftën ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës, u krye me koordinimin dhe drejtimin e Drejtorisë Antimafia të Qarkut Reggio Calabria.

Kokaina u zbulua pas operacioneve të gjata dhe komplekse të kërkimit, me ndihmën e skanerëve të sofistikuar të furnizuar nga Dogana dhe njësitë e qenve të Guardia di Finanza, me qenin nuhatës të drogës Joel.

Ndër të tjera në media shkruhet se droga ishte e fshehur në gjashtë kontejnerë në mënyra të ndryshme: mes mallrave, në funde false ose përsëri në zgavrat e jashtme të kutive.

Metodat e fshehjes së drogës shpesh rezultojnë të jenë të ndryshme dhe gjithnjë në zhvillim, duke i detyruar hetuesit të perfeksionojnë herë pas here metodologjitë e operimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!