Një adoleshent 19-vjeç aksidentoi mbrëmjen e sotme duke përplasur me makinën tip “Benz” që drejtonte një vajzë rreth 23-vjeçe, Xhesina Gega e cila ishte duke ecur në trotuar në Kinostudio. ABC ka siguruar pamjet e aksidentit të frikshëm.
Ishte ora 19:15 në rrugën “Xhanfizo Keko” kur si pasojë e shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit të “Benz”-it, makina që drejtonte adoleshenti Jehon Breçani u fut në trotuar duke përplasur kalimtaren, më pas një zyrë noterie dhe një pemë, të cilën e këputi në mes. E plagosura ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. d.b/Abcnews.al